'Të qënit nënë më mësoi dashurinë e pakushtëzuar': Katy Perry më e thjeshtë se kurrë

'Të qënit nënë më mësoi dashurinë e pakushtëzuar': Katy Perry më e thjeshtë se kurrë

18:23, 02/06/2021

Katy Perry thotë se mëmsia i ka mësuar asaj rëndësinë e dashurisë së pakushtëzuar. 

Këngëtarja me famë botërore mirëpriti vajzën, Daisy Dove me të fejuarin Orlando Bloom në gusht të vitit të kaluar ndërsa thotë se nuk e kuptonte dashurinë e pakushtëzuar derisa u bë nënë.

“Unë kisha dëgjuar për dashurinë e pakushtëzuar, por tani vërtet po e përjetoj atë.”, tha Katy. 
“Kur ke një fëmijë, ke dikë që të shikon, nuk di asgjë për ty, për llogarinë tënde bankare, nuk di asgjë, thjesht të do. Dashuri e pakushtëzuar. Thjesht…gjithçka që mendoj se po kërkoja.”, u shpreh ajo.

Këngëtarja thotë se lindja e vajzës e ka ndihmuar atë të shërojë plagët e thella që ka përjetuar me kalimin e viteve.

“Gjithmonë më dukej sikur po shëtisja me pak dhimbje në zemrën time në lidhje me dashurinë. I fejuari im ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke më ndihmuar për ta rregulluar këtë. Por ajo shkoi përtej kësaj. Ajo është thjesht atje, ajo dashuri është atje.”, tha Katy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco