Xhemi apo Xhemile? Moderatorja zbulon njëherë e mirë si e ka emrin

Xhemi apo Xhemile? Moderatorja zbulon njëherë e mirë si e ka emrin

17:09, 02/06/2021

Xhemi Shehu ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”,. Në një bisedë shumë të këndshme, Xhemi zbuloi emrin e saj të vërtetë.

 

Ajo tregoi se e ka emrin Xhemi, edhe pse kanë qenë të shumtë ato që e kanë ditur ndryshe.

“O Zot prap me këtë pyetje... Si ka mundësi që ma bëjnë përsëri këtë pyetje? Nuk kam kuptuar kurrë se pse njerëzit mendojnë se duke më thënë se e ke emrin Xhemile, mendojnë se më shajnë... Çfarë të keqe ka ta kesh emrin Xhemile? E kam Xhemi! Dhe po ta kisha Xhemile s’do të kishte asnjë problem”.

 

Gjithashtu, moderatorja zbuloi një fakt shumë të veçantë, pasi tregoi se në ndihmë për t’ia vendosur emrin i ka ardhur edhe babai i Elia Zaharias, pasi në atë peridhë ishte e vështirë t’ia lejonin zyrat këtë emër modern për kohën.

 

“Mami më ka thënë se kur jam regjistruar në gjendjen civile ka ndihmuar babai i Elia Zaharias. Kjo sepse ato në gjendjen civile thonin ç’është ky emër Xhemi, dhe donin të ma vinin Kafaze, Pëllumbeshë”- përfundoi Xhemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco