Melinda publikon këngën e re, Gjira e prek në plagë: Në Mars të vdiq mami në Maj dridhesh me tanga

Melinda publikon këngën e re, Gjira e prek në plagë: Në Mars të vdiq mami në Maj dridhesh me tanga

14:38, 02/06/2021

Melinda Ademi, një nga reperet më te dashura shqiptare, publikoi ditën e djeshme projektin e saj të fundit të titulluar ‘Qa din ti’, i cili në më pak se 24 orë grumbulloi mbi 1 milionë klikime.

Ky projekt erdhi pas një periudhe shkëputjeje të reperes, jo vetëm nga muzika por edhe nga rrjetet sociale, pas një humbjeje të madhe në jetën e saj Marsin e kaluar, kur mamaja e saj u nda nga jeta.

Mirëpo, menjëherë pas publikimit të klipit, duket se reperja tjetër Gjira, ka zgjedhur të mos e duartrokasë suksesin e saj, por përkundrazi ta thumbojë atë, madje në një nga plagët e saj më të mëdha.

Ajo shprehet se nuk e kupton se si Melinda vetëm pak kohë pas humbjes së nënës arrin të publikojë një klip e veshur në atë mënyrë duke kërcyer e dëfryer.

"Në Mars i ka vdekur nënë nga kanceri, në Maj publikon këngën duke u dridhur në tanga, më fal por këto femra nuk mundem t'i marr seriozisht. Morali, ndërgjëgjja, talenti dhe shija Rip” , shkroi Gjira.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco