Lediana dhe Mevlani vazhdojnë të thumbojnë njëri-tjetrin

Lediana dhe Mevlani vazhdojnë të thumbojnë njëri-tjetrin

12:22, 02/06/2021

Ani pse dolën çift nga “Përputhen”, Lediana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë ndarë rrugët.

Mevlani deklaroi se tashmë ka shkëputur çdo kontakt me Ledianën dhe se kjo e fundit e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale.

Në postimin e fundit, Lediana i dërgon mesazh Mevlanit duke shkruar “Me mire mu zene me ty, sesa me u puth me dikond tjeter”.

Nuk dihet nëse pas këtij postimi fshihet një tjetër e vërtetë, por Mevlani i dërgoi mesazh përmes një kënge, raporton lajmi.net.

Ai postoi video nga vetura, ku po dëgjonte këngën e Dafina Zeqirit “A je pendu”, e që supozohet se ia dedikonte atë pjesë të vargjeve që po e dëgjonte, asaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco