Aktori i njohur infektohet me Covid-19: Nëse shpëtoj s’do të jetë nevoja të më blini lule

Aktori i njohur infektohet me Covid-19: Nëse shpëtoj s’do të jetë nevoja të më blini lule

15:16, 29/03/2021

Një tjëtër personazh mjaft i njohur nga bota e  artit është infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për shkrimtarin e njohur Çun Lajçi, i cili ndau me njekësit e tij në rrjetet socaile, lajmin se tashmë është në një luftë me virusin Covid-19.

Ndër të tjera, Lajçi duke gërshetuar ironinë dhe humorin, shkroi se nëse ai bëhet mirë do të shpëtojnë të gjithë, pasi nuk do të jenë të detyruar t’i blejnë lulë nëse vdes.

Postimi i plotë i aktorit:

“Nëse…!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! PoKam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!

Dardani, 28.03.2021″, ka shkruar ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco