E hoqën nga rrjetet sociale/ Trump rikthehet me platformën e tij

E hoqën nga rrjetet sociale/ Trump rikthehet me platformën e tij

21:17, 21/03/2021

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të kthehet në rrjetet sociale së shpejti.

Sipas ‘Dailymail’, Trump do krijojë vetë një rrjet social.

Ketë lajm e ka dhënë këshilltari i Trump, Jason Miller. Miller deklaroi se, Trump mund të kthehet në ‘botën online’, brenda 2-3 mujash.

Ende nuk dihet se si do të jetë rrjeti social i Trump, pasi nuk ka dalë asnjë e dhënë zyrtare. Por, me siguri, kjo gjetje e Trump, do të ndryshonte lojën për rrjetet sociale që e bllokuan Trump.

Për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar në Capitol Hill, dhe ‘mbështetjes’ që Trump u dha atyre, ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco