Prej dy ditësh Atdheu ka munguar në ‘Përputhen’ , dhe mos prezenca etij është vënë re mjaft nga ndjekësit.
Madje, disa prej tyre, filluan të dyshonin se ai është larguar nga formati.
Por, ishte Atdheu ai që i sqaroi të gjithë teksa sqaroi mungesën e tij në ‘Përputhen’ me anë të një Story në Instagram.
"Të dashur miq, faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha", ka shkruar Atdheu.
© SYRI.net