VIDEO/Holandezi Joost Klein përjashtohet  nga Eurovision

VIDEO/Holandezi Joost Klein përjashtohet nga Eurovision

13:31, 11/05/2024

Organizatorët thanë se policia suedeze ka nisur hetim pas një ankese të bërë nga një anëtare e grupit të prodhimit.

Unioni Evropian i Transmetuesve nxori një deklaratë rreth mesditës së së shtunës duke thënë se ankesa ishte bërë "nga një anëtare e ekipit të prodhimit për shkak të një incidenti që ndodhi pas interpretimit të tij në gjysmëfinalen e së enjtes mbrëma".

Aty shtohej se "ndërsa procesi ligjor merr rrjedhën e vet, nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte konkurimin".

“Dëshirojmë të bëjmë të qartë se, në kundërshtim me disa raportime në media dhe spekulime të mediave sociale, ky incident nuk ka përfshirë asnjë interpretues apo anëtar tjetër delegacioni”.

"Ne ruajmë një politikë “asnjë tolerancë” ndaj sjelljeve të papërshtatshme në aktivitetin tonë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë personelin stafin në konkurim. Në dritën e kësaj, sjellja e Joost Klein ndaj një anëtareje të ekipit konsiderohet në shkelje të rregullave të konkurimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco