Prezantuesi i njohur amerikan vdes papritur në moshën 64 vjeçare

Prezantuesi i njohur amerikan vdes papritur në moshën 64 vjeçare

21:51, 11/05/2024

Producenti e prezantuesi njohur amerikan nga Los Angeles, Sam Rubin njoftohet se ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Rubin, gazetar, prezantues e komedian për rrjetin KTLA në Los Angeles ishte një emër i njohur në çdo shtëpi në perëndim të SHBA.

Stacioni u ai punonte njoftoi se ka vdekur papritur të premten, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i paditur.

Rubin kishte punuar me programin e mëngjesit të KTLA Los Angeles që prej vitit 1991. Ai kryente intervista direkte me aktorë e muzikantë nga tryeza e tij e prezantuesit, dhe ishte i pranishëm në premierat e filmave të rinj. Intervista e tij e fundit ishte me aktoren Jane Seymour të enjten.

Seymour i bënte homazh në rrjetet sociale gazetarit të ndarë para kohe nga jeta, ashtu si shumë emra të tjerë të Hollywood si Viola Davis, Ben Stiller, Guillermo del Toro, Kiefer Sutherland, Octavia Spencer.

“Edhe sikur të isha në ditëlindjen e 85-të do të isha gjithmonë e lumtur të takohesha me Sam. Ai gjithmonë sillte mirësi, kuriozitet dhe pyetje jashtë klisheve”, shkruante Ryan Reynolds në rrjetin X.

I lindur në San Diego, Rubin ishte diplomuar në Occidental College në Los Angeles. Më pas ai fitoi nderime të shumta nga grupe të gazetarisë.

I ndjeri lë pas gruan Leslie, dhe katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco