Yjet e muzikës në Britani tërbohen ndaj qeverisë, që iu vështirësoi turnetë në BE

Yjet e muzikës në Britani tërbohen ndaj qeverisë, që iu vështirësoi turnetë në BE

13:09, 20/01/2021

Londër - Dhjetëra yje të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Elton John, Ed Sheeran dhe dirigjentin Simon Rattle thonë se muzikantët po dështojnë në mënyrë të turpshme falë qeverisë britanike, e cila i ka lënë ata pas BREXIT, të përballen me kufizime për turnetë në Bashkimin Evropian.

Në një letër të botuar të mërkurën në Times of London, më shumë se 100 muzikantë, përfshirë Sting, Roger Ëaters të Pink Floyd dhe Roger Daltrey të The Ëho, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore të artit, ata thonë se marrëveshja e re tregtare e Britanisë me BE-në që hyri në fuqi në 1 janar ka "një boshllëk,  ku duhet të ishte vënë lëvizja e lirë e premtuar për muzikantët".

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian do të thotë që qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të jetojnë dhe të punojnë lirshëm në bllokun e 27 vendeve.

Turistët nuk kanë nevojë për viza për qëndrim deri në 90 ditë, dhe disa udhëtime të shkurtra biznesi janë gjithashtu të lejuara. Por artistët dhe muzikantët nuk janë përfshirë në marrëveshje.

Britania dhe BE nuk bien dakord rreth asaj se kush është fajtori dhe secili akuzon tjetrin për refuzimin e një marrëveshjeje për turnetë e artistëve.

Rregullat e reja nënkuptojnë që artistët e Mbretërisë së Bashkuar duhet të respektojnë rregullat e ndryshme të 27 vendeve të Bashkimit Europian, duke negociuar për vizat e muzikantëve dhe lejet për pajisjet e tyre. Shumë thonë se kostot dhe burokracia do ta bëjnë të pamundur për artistët britanikë për të interpretuar në kontinent, duke rrezikuar statusin e vendit si një gjenerator kulture.

Në letrën e muzikantëve thuhej se shpenzimete reja dhe burokracia do të bëjnë që “shumë turne të mos mbahen, veçanërisht për muzikantët e rinj në zhvillim që tashmë po përpiqen ta mbajnë kokën mbi ujë për shkak të ndalimit të muzikës live nga COVID”.

Ministrja e Kulturës Caroline Dinenage pranoi se situata ishte "tepër zhgënjyese", por tha se "dera është e hapur" për bisedimet me BE mbi një marrëveshje për muzikantët. Ajo i rezistoi thirrjeve nga opozita për të publikuar detaje të propozimeve të bëra nga Britania e Madhe gjatë negociatave që blloku pretendoi se i hodhi poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco