E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare aktorja e njohur e Hollywood

E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare aktorja e njohur e Hollywood

12:00, 14/01/2021

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e kinematografisë.

Aktorja e njohur Hollywood, Jessica Campbell, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare më datë 29 Dhjetor në Portland.

E ndjera, ka lënë pas djalin e saj dhjetëvjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se humbja e saj ishte e papritur.

Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’.

Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

TMZ deklaroi se tezja dhe ndihmës mjekët e thirrur u përpoqën ta shpëtonin Campbell por fatkeqësisht nuk i'a dolën.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë e infektuar me Covid-19 pasi pak ditë para vdekjes, është shprehur se nuk ndihej mirë dhe mendonte se ishte ftohur.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco