Fetty Wap ndahet nga bashkëshortja, ja pse

Fetty Wap ndahet nga bashkëshortja, ja pse

13:27, 21/09/2020

Reperi i famshëm dhe  bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund martesës.

Reperi i njohur, Fetty Wap është ndarë nga bashkëshortja e tij, Leandra Gonzales, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo e kishte bërë kërkesën për shkurorëzim me pretendime se ishte abuzuar psiçikisht menjëherë pas martesës.

Leandra  akuzoi reperin për tradhti, gjë që i mjaftoi të kërkonte divorcin. Kujtojmë se martesa e tyre zgjati pak më shumë se një vit, kurse divorci u krye shpejt për shkak se ata nuk kanë fëmijë së bashku.

Fetty Wap dhe Leandra kanë nënshkruar divorcin në gjykatë me 4 shtator, kurse ata ishin martuar më 3 gusht të vitit 2019.

Kërkesa për divorc vjen pasi ajo kishte thënë se reperi ka bërë abuzim psikik ndaj saj një muaj pasi ishin martuar në Toronto.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco