Nuk do ta besoni se cili është aktori i njohur turk që do ti bashkohet serialit ‘Çukur’

Nuk do ta besoni se cili është aktori i njohur turk që do ti bashkohet serialit ‘Çukur’

13:04, 20/09/2020

Seriali turk ‘Çukur’ që ka thyer rekord shikueshmërie dhe në vendin tonë ka filluar sërish xhirimet pas ndalesës për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por së fundmi sipas disa thashethemve kompania TV Ay Yapim  ka përgatitur një ‘bombë’ të vërtetë për sezonin e fundit të serialit.

Në të ardhmen e afërt vëllai i madh i Idris Koçovalit do të shfaqet në serial.

Ai do të mbledh përsëri gjithë familjen.

Por ky rol do të luhet nga ylli i kinematografisë turke Kadir Inanir i njohur për publikun shqiptar dhe për rolin e tij tek filmi ‘Shamikuqja’.

Nëse informacioni konfirmohet atëherë me siguri producentët do të jenë në gjendje të rrisin dhe më shumë interesin për këtë serial.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco