'A ka lindur një dashuri mes teje dhe Kerem'? Ja si përgjigjet Hande

'A ka lindur një dashuri mes teje dhe Kerem'? Ja si përgjigjet Hande

14:09, 18/09/2020

Aktorët e njohur turk, Hande Erçel dhe Kerem Bursin, prej disa ditësh kanë qenë në vëmendje të mediave turke pas aludimeve se mes tyre ka nisur një histori dashurie. 

Së fundmi, Hande është pyetur sërish nga gazetarës, nëse ata të dy kanë diçka mes tyre. 

“Fansat mendojnë se shkoni shumë me njëri-tjetrin. 

Mos ka lindur një dashuri e re mes jush?”, ishte pyetja e gazetarëve.

Ndërsa, Hande iu përgjigj se ata thjesht po bëjnë punën e tyre. "Po e di që mendojnë kështu, por ne thjesht po bëjmë punën tonë. Ne punojmë 24 orë në ditë"

Dyshja luajnë bashkë në serialin “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time) që po transmetohet në Turqi dhe ka patur shumë sukses. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco