Nga muzika në kinema, Madonna befason ndjekësit e saj me projektin e fundit

Nga muzika në kinema, Madonna befason ndjekësit e saj me projektin e fundit

10:42, 16/09/2020

Madonna, një nga ikonat botërore të muzikës, me sa duket ka vendosur të futet në botën e kinemasë.

Ajo së fundmi ka treguar për një projekt të ri!

“Ka kaq shumë momente të pathëna nga jeta ime dhe kush më mirë se unë mund ti tregojë ato”, tha ylli i muzikës pop përmes një njoftimi për shtyp.

Projekti, do të përfshijë gjithashtu skenaristin Diablo Cody (fitues i Oskarit për "Juno"), producenten Amy Pascal dhe 'Universal Studios'. 

 

Në Instagram, Madonna po ndan aventurën e re, duke dhuruar disa klipe të seancave të saj të skenarit nga divani, çdo ditë.

"Muzika më mban" - "Unë dua të flas për këtë udhëtim të pabesueshëm, ku jeta më ka çuar mua, si një artist, muzikant, valltare dhe si qënie njerëzore, në përpjekje për të bërë rrugën time, në këtë botë. Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika.  Muzika dhe arti më mbajnë gjallë," shpjegoi ajo.

Biografi e paautorizuar: Ky njoftim i Madonnës vjen tre vjet pas një projekti që ndezi zëmërimin e këngëtares atë kohë.

‘Blond Ambition’ ishte skenari për karrierën e hershme të Madonnës në New York City e cila u ble nga ‘Universal’ në prill të 2017.

 “Pse Universal Studio do të bënte një film për mua bazuar në një skenar bazuar në gënjeshtra?! Askush nuk e di se çfarë unë di dhe çfarë kam parë. Vetëm unë, mund të tregoj historinë e jetës time. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë gjë është një sharlatan dhe budalla” u shpreh në atë kohë Madonna.

Karriera e Madonnës në kinematografi: Në karrierën e saj të gjatë ajo ka marrë pjesë dhe si aktore në disa filma, duke përfshirë "Desperately Seeking Susan" dhe ‘Evita’ me të cilën fitoi dhe çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Globin e Artë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco