Grupi i reperëve gjerman i vodhi këngën Bleros dhe ai ka dy fjalë

Grupi i reperëve gjerman i vodhi këngën Bleros dhe ai ka dy fjalë

09:09, 16/09/2020

E mbani mend këngën “Kthehu ti”?!

Vite më parë, një nga këngët më të dashura për publikun, nga Blero.

Por, me sa duket, dikush e ka irrituar këngëtarin .

Bëhet fjalë për një grup gjerman të quajtur Clo(rona) 1444 , i cili  e ka marrë këngën pa lejen e autorit dhe e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të klipit të tyre të ri, ku dëgjohet edhe një pjesë e këngës.

Blero tregoi se ka arritur të kontaktojë me grupin gjerman dhe ju ka dhënë  atyre 24 orë kohë që ta heqin këngën nga rrjetet sociale.

“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka thënë Blero për Telegrafin.

View this post on Instagram

Deutschrap ist fresher denn je Pt 89

A post shared by Clo(rona)1444 (@clo1444) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco