Olsi Bylyku zgjedh fjalët perfekte për t’i uruar ditëlindjen Eglit

Olsi Bylyku zgjedh fjalët perfekte për t’i uruar ditëlindjen Eglit

07:50, 16/09/2020

Ditën e djeshme partnerja e aktorit të humorit Olsi Bylykut, festoi 23-vjetorin e lindjes së saj.

Egli organizoi një super festë, kishte të ftuar përveç familjarëve, edhe shumë figura publike.

Nën shoqërinë e muzikës, batutave të Olsit dhe super atmosferës festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Por, pas festës energjike vëmendjen na e tërhoqi urimi i aktorit për gjysmën e tij, Eglit.

Olsi ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto me partneren, për të cilën ka zgjedhur fjalët më të ëmbla!

Ai e quan Eglin diamant që i ka ndriçuar shpirtin dhe urim më të bukur s’kemi dëgjuar!

“Gezuar Ditelindjen Diamant qe me ndricove shpirtin  ”- janë fjalët e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco