U infektua me Covid-19, aktorja indiane shfaqet për herë të parë

U infektua me Covid-19, aktorja indiane shfaqet për herë të parë

14:49, 13/09/2020

Pak ditë më parë, aktorja e njohur indiane Sara Khan, bëri publik në Instagram lajmin se ajo është infektuar me koronavirus. 

E njohur për publikun shqiptar, si Sadna në telenovelën 'Bidai', aktorja shkruante se është karantinuar në shtëpinë e saj dhe po pret ta kalojë sa më shpejt virusin. 

Ndërsa së fundmi, Sara ka publikuar një foto nga karantina, ku shfaqet në dhomën e saj dhe duket në formë të mirë. 

“Doja t’ju tregoja se jam mirë dhe inshallah shërohem sa më shpejt nga virus idiot. Jam e bekuar që kam urimet, dashurinë, kujdesin dhe suportin tuaj”.

Aktorja po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj, por është kujdesur të mbajë distancën.

Këtë e tregon edhe një video e publikuar nga motra e saj e cila e filmon Sarën në largësi teksa festojnë përvjetorin e martesës së prindërve të tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco