Aktorja e 'Game of Thrones' në një lidhje të re?

Aktorja e 'Game of Thrones' në një lidhje të re?

13:45, 13/09/2020

Emilia Clarke, aktorja e njohur për rolin e saj në filmin 'Game of Thrones, dhe Matt Smith, përflitet se janë në një lidhje dashurie. 

Dyshja, të cilët u shfaqën përkrah njëri-tjetrit në filmin 'Terminator' në 2015, u panë në qendër të Londrës, teksa ishin në një darkë së bashku të premten e kaluar. 

33 vjeçarja dukej e lumtur, ndërsa ishte veshur me një palë pantallona të gjera të bardha dhe një xhaketë të zezë. 

Ndërsa 37 vjeçari, ishte veshur me një palë pantallona të zeza, bluzë të bardhë dhe xhaketë gri. 

Matt Smith, u nda nga aktorja Lily James nëntë muaj më parë, ndërsa ka patur një lidhje edhe me modelen Daisy Loëe, vajza e yllit të rokut Gavin Rossdale. 

Ai gjithashtu ishte i lidhur romantikisht me Karen Gillan, midis 2010 dhe 2013.

Ndërsa Clarke, e shpallur si 'Gruaja më seksi' në vitit 2015 nga revista 'Esquire' duket të ketë një jetë më pak të komplikuar. 

Ajo u nda nga regjisori dhe shkrimtari Charlie McDoëell, djali i aktorit Malcolm McDoëell dhe aktores amerikane Mary Steenburgen.

Aktorja më parë ka qënë e lidhur me Seth MacFarlane, krijuesi i komedisë së animuar amerikane Family Guy. 

 

Matt Smith, who played Prince Philip in The Crown, spent the evening with Emilia Clarke, Princess Daenerys Targaryen in Game Of Thrones, in Soho sparking speculation of romance

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco