Demi Lovato flet për problemet me shëndetin mendor

Demi Lovato flet për problemet me shëndetin mendor

12:18, 13/09/2020

Demi Lovato do të sjellë shumë shpejt një projekt të ri muzikor, i cili do të titullohet “It’sok not to be ok” ('Në rregull për të mos qenë në rregull' )

Bashkëpunëtorët e këngëtares, kanë treguar se kësaj radhë Demi do të flasë për problemet me shëndetin mendor në këngën e fundit dhe të gjithë ata që kanë vuajtur nga krizat e panikut apo ankthit.

Ata kanë treguar se gjithë bota po kalon një periudhë shumë të vështirë, ndaj projekti i Lovato-s do të sjellë një realitet të çdo personi.

Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë Demi u fejua me partnerin e saj, Ehrich Max, me të cilin ka pohuar se ndihet shumë e dashuruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco