Fjoralba poston foton me të dashurin dhe i shpreh dashurinë publikisht

Fjoralba poston foton me të dashurin dhe i shpreh dashurinë publikisht

09:04, 13/09/2020

Moderatorja simpatike e ka pranuar publikisht se është në një lidhje, mirëpo shumë pak kemi dëgjuar rreth të dashurit të saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një foto partnerin e saj. 

Ata shihen teksa pozojnë para pasqyrës , mirëpo fytyrën e tij e ka mbuluar me një emoji me zemër. 

Në 31 dhjetor të 2018, moderatorja zgjodhi që të publikonte një foto me partnerin e saj, mirëpo fytyrën ja fshehu, duke e mbajtur kështu të fshehtë identitetin e  tij.

Më pas ajo tha në një intervistë se prej kohësh ndodhet në një marrëdhënie por nuk ka dashur që partneri i saj të jetë pjesë e mediave, teksa ka shtuar se publikimi i fotos ishte një moment dobësie, sepse e kishte larg.

Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave.

Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”,- u shpreh Fjoralba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco