BQK: Ekonomia do të shënojë rënie 7.2 për qind, asnjë fjalë për shtrenjtimin 'sekret' të sigurimeve

BQK: Ekonomia do të shënojë rënie 7.2 për qind, asnjë fjalë për shtrenjtimin 'sekret' të sigurimeve

11:47, 12/11/2020

Kosova do të ketë rënie ekonomike prej 7.2 për qind në vitin 2020, kanë thënë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka përmendur shkaqet kryesore që bashkë me pandeminë kanë ndikuar që të ketë rënie ekonomike kaq të madhe.

“Ekonomia do të shënojë rënie 7.2%. Shkaktarët lidhet me masat  e ndërmarra që ndikuan negativisht në nivelin e investimeve. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesave agrare është rënia e vizitave nga diaspora”.

“Kur jemi te diaspora një prej faktorëve që ka zbutur pandeminë janë remitencat që vazhdojnë të vijnë nga diaspora”, tha Mehmeti.

Ndryshe, Syri.net Kosova, raportoi se Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që t’i dënojë krejt ata kosovarë që nuk e regjistrojnë makinën ditën kur iu skadon afati. Në 15 ditëshin e parë, dënohen me 5 %, kurse, kur kalojnë 45 ditë nga skadimi i regjistrimit, duhet të paguani aq sa kushton regjistrimi i makinës nga fillimi. Ky vendim të cilin e ka siguruar Syri.net, po mbahet top sekret për qytetarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco