BQK shpërfill pandeminë, gjoba të rënda për regjistrimin me vonesë të veturave

BQK shpërfill pandeminë, gjoba të rënda për regjistrimin me vonesë të veturave

11:02, 10/11/2020 Nga Dardan Gashi

Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që t’i dënojë krejt ata kosovarë që nuk e regjistrojnë makinën ditën kur iu skadon afati. Në 15 ditëshin e parë, dënohen me 5 %, kurse, kur kalojnë 45 ditë nga skadimi i regjistrimit, duhet të paguani aq sa kushton regjistrimi i makinës nga fillimi. Ky vendim të cilin e ka siguruar Syri.net, po mbahet top sekret për qytetarët.

 

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur edhe njëherë që t’ia zbraz kuletën qytetarëve të Kosovë, pavarësisht se vendi gjendet para një kolapsi shkaku i masave të marra, si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Shumë njerëz e kanë humbur punën dhe nuk do të kenë mundësi t'u përmbahen afateve për sigurimin e veturave, duke rrezikuar kështu penalizimin nga vendimi i BQK-së.

BQK me datën 12 qershor të këtij viti, ka vendosur që të ndryshojë rregulloren për sigurimin e veturave në vend.

E ky ndryshim, për të cilin nuk është dhënë asnjë sqarim publik, po del të ketë kosto për qytetarët.

Të gjithë personat të cilët duan të bëjnë sigurimin e veturave, tani e tutje do të jenë të detyruar të e regjistrojnë atë në më pak se 15 ditë pas datës së skadimit të sigurimit, në të kundërtën do të penalizohen.

Në rregulloren e re të cilën e posedon Syri.net Kosova, thuhet se “Nëse kontrata e sigurimit ka mbaruar dhe i siguruari nuk kontrakton policë të re njëvjeçare brenda 15 ditëve nga data e skadimit, atëherë ndaj të siguruarit aplikohet shkalla e njëjtë e primit sikur te kontrata e fundit e skaduar, me kusht që gjatë kësaj periudhe nuk është deklaruar dëm”.

Rregullorja për zbatimin e sistemit Bonus Malus është miratuar më 12 qershor të vitit 2020 dhe ka hyrë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

Image

 

Syri.net Kosova, në bisedën e realizuar me dy kompani sigurimesh në vend, pa dashur të iu përmendet emri, kanë pranuar se ky vendim vie nga BQK dhe se vendimi ka hyrë në fuqi me datën 1 nëntor.

Sipas zyrtarëve të kompanive, në rast se një shofer nuk e paguan sigurimin e veturës në afat prej 15 ditësh, i njëjti në dallim prej vitit të kaluar, penalizohet me një kosto plus 10% të vlerës totale në fund.

Por, ky nuk është penalizimi i vetëm, pasi, sipas zyrtarëve, një penalizim tjetër i pret pronarët e veturave në rast se të ata nuk e paguajnë sigurimin në afat prej 45 ditësh.

“Nëse nuk e paguan brenda 45 ditësh, ke me pagu njejt si me regjistru për herën e parë veturën në Kosovë” thotë njëri prej zyrtarëve prej kompanive të sigurimeve përmes telefonit.

Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin të cilin e ka Syri.net Kosova, ku thuhet se "Nëse kontrata e sigurimit ka skaduar dhe i siguruari nuk kontrakton policë të re njëvjeçare edhe pas kalimit të periudhës prej një 45 ditëve deri në një vit nga data e skadimit, atëherë ndaj të siguruarit aplikohet primi dy shkallë më i lartë, por jo më shumë se shkalla bazë e primit (shkalla 11), krahasuar me shkallën e primit të aplikuar në kontratën e fundit të skaduar, me kusht që gjatë kësaj periudhe nuk është deklaruar dëm"

Syri.net Kosova, ka kontaktuar edhe me Bankën Qëndrore dhe  Drejtorin e Shoqatës së Kompanive të Sigurimit, Sami Mazreku mirëpo të njejtit deri në momentin epublikimit të këtij materiale nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që BQK ka rritur koston për regjistrimin e automjeteve.

Edhe para një viti ishte rritur rritur për 26% çmimi për sigurimin e automjeteve.

Dokumenti i plotë

 

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco