Agjencia evropiane paralajmëron për një valë të re COVID-19 brenda një jave

Agjencia evropiane paralajmëron për një valë të re COVID-19 brenda një jave

08:00, 27/10/2022

Agjencia Evropiane e Barnave thotë se një valë e re infeksionesh COVID-19 do të godasë kontinentin në javët e ardhshme, ndërsa jemi duke shkuar drejt dimrit.

EMA mbajti një konferencë për shtyp në Holandë ku zyrtarët thanë se pandemia nuk ka mbaruar dhe se varianti Omicron vazhdon të ndryshojë dhe për këtë arsye edhe të shkaktojë shqetësim.

"Javën e kaluar një nga këto variante të reja të Omicron që quhet BQ.1 është identifikuar në të paktën pesë vende në Bashkimin Evropian dhe nw Zonën Ekonomike Evropiane," shpjegoi Dr. Marco Cavaleri, Drejtues i Strategjisë së Kërcënimeve Shëndetësore dhe Vaksinave.

"Sipas ECDC, BQ.1 dhe çdo nën-linjë, e cila quhet BQ.1.1 do të bëhet shtam dominues nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit."

EMA tha se priste që vala e re të fillonte brenda një jave dhe shtoi se virusi po evoluon më shpejt se aftësia për të bwrw furnizime me vaksinat e pwrmirwsuara, të cilat janë ende në fazat e hershme të zhvillimit.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë gjithashtu se virusi i gripit do të qarkullojë në të njëjtën kohë me COVID-19 këtë dimër dhe se ata rekomandojnë që personat e grupeve me rrezik të lartë të vaksinohen kundër të dyjave. Me një notë më optimiste, EMA sqaroi se vaksinat aktuale janë ende efektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco