Bilanci i COVID/ 18 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 13 të tjerë

Bilanci i COVID/ 18 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 13 të tjerë

17:33, 23/10/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus nga 307 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 13 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 248 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë.

Statistika ( 23 Tetor 2022) 
Raste të reja ditore                18
Të shëruar në 24 orë             13
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     307
Testime totale                   1,993,685
Raste pozitive                      331,626
Raste të shëruara                  327,786
Raste Aktive                             248
Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    172
Fier                           24
Vlorë                         12
Berat                           12
Gjirokastër                8

Durrës                     7
Shkodër                 6
Elbasan                   5
Dibër                      1
Lezhë                       1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco