Studimi i fundit lidh bllokimet nga COVID-19 me rënien e natalitetit në Evropë

Studimi i fundit lidh bllokimet nga COVID-19 me rënien e natalitetit në Evropë

14:10, 15/10/2022

Evropa ka pësuar rënie prej 14 për qind të nivelit të lindjeve në janar të vitit 2021, krahasuar me vitet e mëparshme.

Sipas një hulumtimi të fundit, kjo rënie mund të jetë shkaktuar nga vala e parë e pandemisë COVID-19.

Hulumtimi sugjeron se bllokimi më i gjatë për shkak të virusit çoi në më pak shtatzëni, shkruan BBC.

Rënia ishte më e zakonshme në vendet ku kishte probleme të theksuara në sistemet shëndetësore.

Sipas gjetjeve të botuara në revistën “Human Reproduction”, Lituania dhe Rumania, panë rëniet më të mëdha, përkatësisht 28 për qind dhe 23 për qind, ndërsa Suedia, e cila nuk kishte izolim, kishte norma normale të lindjeve,

Studiuesit thonë se gjetjet mund të çojnë në pasoja afatgjata mbi demografinë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, ku popullsia ka nisur të plaket.

“Sa më të gjata ishin izolimet, aq më pak shtatzëni ndodhën në këtë periudhë, edhe në vendet që nuk janë prekur rëndë nga pandemia. Ne mendojmë se frika e çifteve për një krizë shëndetësore dhe sociale në kohën e valës së parë të COVID-19 kontribuoi në uljen e lindjeve nëntë muaj më vonë”, tha Leo Pomar nga Spitalin Universitar të Lozanës, i cili publikoi studimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco