Bilanci i COVID/ 63 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 63 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:33, 28/09/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus nga 656 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 65 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 512 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 36 në Tiranë,  4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Statistika (28 Shtator 2022)
Raste të reja ditore                63
Të shëruar në 24 orë             65
Të shtruar në spitale             5
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     656

Testime totale                   1,980,218
Raste pozitive                      330,983
Raste të shëruara                  326,882
Raste Aktive                             512
Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    259
Elbasan                   53
Fier                           44
Vlorë                         37
Durrës                     26
Dibër                           19

Shkodër                 17
Korçë                         15
Lezhë                        14
Gjirokastër                13
Berat                           10
Kukës                          5

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco