Stuhia e viruseve po vjen! Paralajmërim i frikshëm nga Anglia

Stuhia e viruseve po vjen! Paralajmërim i frikshëm nga Anglia

10:40, 28/09/2022

Britania e Madhe po përgatitet për epideminë më të madhe të viteve të fundit, e cila do të shkaktohet nga gripi sezonal që do të bashkohet me Koronavirusin dhe do të kthehet në një stuhi të madhe këtë dimër.

Ekspertët deklaruan se sezoni i gripit do të vijë më herët se sa pritej këtë vit dhe do të jetë shumë më i ashpër dhe mendojnë se mund të vdesin 20 mijë njerëz dhe dhjetëra mijëra të shtrohen në spital në kuadër të stuhisë së virusit.

Ndërsa zyrtarët e agjencisë u kërkuan njerëzve që të vaksinohen, këshilltarja kryesore mjekësore e UKHSA, Dr Susan Hopkins, vuri në dukje se ka indikacione të forta se gripi dhe koronavirusi janë kërcënime vdekjeprurëse këtë dimër.

"Kur ju ofrohet një vaksinë, ju lutemi bëni një hap përpara për të mbrojtur veten dhe për të zvogëluar barrën mbi shërbimet tona shëndetësore" është shprehur Hopkins.

Mjekët janë të shqetësuar se imuniteti natyror ndaj gripit sezonal ka rënë gjatë pandemisë së koronavirusit, kur njerëzit ishin më pak të socializuar se normalisht.

Kjo do të thotë se njerëzit do t'i mbijetojnë gripit shumë më vështirë këtë dimër dhe do të ngarkojnë seriozisht sistemin shëndetësor.

Dihet se në epideminë e fundit të rëndë të gripit në Angli 5 vite më parë, vdiqën 20 mijë persona dhe u shtruan në spital 40 mijë persona.

Ekspertët paralajmërojnë se një shifër e ngjashme këtë vit mund të jetë katastrofike për sistemin e kujdesit shëndetësor, i cili po përpiqet të përballet me 6.84 milionë njerëz që kërkojnë trajtim aktualisht.

Epidemitë në të cilat koronavirusi dhe gripi sezonal përhapen njëkohësisht quhen 'Twimdemic' (epidemi binjake) . 

Ekspertët deklarojnë se mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga epidemitë binjake është vaksina kundër gripit së bashku me vaksinën kundër koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco