Kufizimet për COVID-19 në Kinë i lanë qytetarët pa ushqim dhe gjësende elementare

Kufizimet për COVID-19 në Kinë i lanë qytetarët pa ushqim dhe gjësende elementare

14:26, 12/09/2022
Banorët që kanë kufizime si pasojë  e COVID-19 në zonat anembanë Kinës po ankohen se kanë mungesa të ushqimit dhe gjërave elementare.
 
Dhjetëra miliona njerëz në të paktën 30 rajone janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke qen të bllokuar.
 
“Kanë kaluar 15 ditë, na ka mbaruar mielli, orizi, vezët. Prej ditësh na ka mbaruar qumështi për fëmijët,” tha një banor në Xinjiang perëndimor.
 
Politika e Kinës për menaxhim të COVID-19 ka bllokime të rrepta për qytetarët. Të hënën Kina regjistroi 949 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, shkruan BBC.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco