Personat mbi 50 vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt

Personat mbi 50 vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt

18:04, 02/09/2022

Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar vendimin me të cilin lejohet që personat mbi 50 vjeç të vaksinohen me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, deri te ky vendim ka ardhur pas rekomandimit të Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19.

“Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se deri më tani, dozën e vaksinës së katërt kanë mund ta marrin personat nga 65 vjeç e tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco