Situata me Covidin: Mbi 4 mijë raste aktive në Kosovë

Situata me Covidin: Mbi 4 mijë raste aktive në Kosovë

08:32, 20/08/2022

Në Kosovë vazhdon të ketë raste positive të paraqitura në mënyrë ditore me Covid-19. Si rrjedhojë ne vend, mbesin rreth 4 mijë e 586 persona aktiv me këtë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 gusht se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 519 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor, numri i infektimeve të reja me sëmundjen COVID-19 del pas testimit të 1.921 mostrave. Përqindja e testeve që kanë dalë pozitive për koronavirus është 27.01 për qind.

MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 779 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco