SHSKUK: Ja sa pacientë po trajtohen nga COVID-19

SHSKUK: Ja sa pacientë po trajtohen nga COVID-19

11:29, 19/08/2022

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se katër fëmijë të konfirmuar me COVID-19, po mjekohen në klinikën e pediatrisë në QKUK.

Sipas SHSKUK-së një pacient është i shtirë në mjekimin intensiv.

Në bazë të raportit të datës 19 gusht 2022, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 28 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve: Klinika Infektive, 4 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 7, Spitali i Prizrenit, 7, Spitali i Pejës, 3, Spitali i Gjilanit, 3 dhe Spitali i Mitrovicës, 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco