Mbretëria e Bashkuar miraton e para vaksinën anti-covid që synon si llojin origjinal ashtu edhe variantin Omicron

Mbretëria e Bashkuar miraton e para vaksinën anti-covid që synon si llojin origjinal ashtu edhe variantin Omicron

13:27, 15/08/2022

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që miraton vaksinën anti-covid që synon dhe si variantin origjinal ashtu dhe variantin Omicron.

“Moderna jab’ mori dritën jeshile nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) pasi u zbulua se plotëson standarden e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin, shkruan SKy News.

Doza përforcuese, e njohur si "Spikevax bivalent Original/Omicron", përmban 25 mikrogramë vaksinë Omicron dhe 25 mikrogramë vaksinë origjinale të koronavirusit.

Një vaksinë që funksionon për dy infeksione njihet si bivalente.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin do të këshillojë se si do të trajtohet dhënia e vaksinës.

Vaksina është dorëzuar për miratim edhe tek autoritetet në Australi, Kanada dhe BE.

Pritet që BE-ja të miratojë dozën deri në shtator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco