'Langya': Ja sa shqetësues është virusi i ri që po përhapet në Kinë?

'Langya': Ja sa shqetësues është virusi i ri që po përhapet në Kinë?

20:13, 11/08/2022

Ndërsa kërcënimi i COVID-19 vazhdon ende dy vjet që nga fillimi i pandemisë, një virus i ri po shfaqet në horizont.

Studiuesit po monitorojnë përhapjen e Langya henipavirus (LayV) në Kinë, ku tashmë janë raportuar dhjetëra raste.

Virusi u zbulua për herë të parë në vitin 2018 në provincat verilindore të Shandong dhe Henan, por u identifikua zyrtarisht vetëm javën e kaluar pasi Kina përjetoi një rritje të papritur të rasteve, tani në një total prej 35.

Çfarë është virusi Langya?

Virusi Langya i përket të njëjtës familje me viruset vdekjeprurëse Nipah dhe Hendra, familja e viruseve henipa.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kjo familje virusesh është shumë e rrezikshme, me Nipah që vlerësohet të ketë një shkallë vdekshmërie midis 40 dhe 75 për qind – shumë më e lartë se shkalla e vdekjeve e raportuar për COVID-19.

Është e paqartë se sa i rrezikshëm mund të jetë virusi Langya për njerëzimin, pasi të gjithë pacientët që kanë kontraktuar virusin në Kinë deri më tani kanë përjetuar simptoma të lehta të ngjashme me gripin dhe nuk ka pasur viktima të raportuara.

Cilat janë simptomat e virusit Langya?

Simptoma më e zakonshme e virusit Langya duket të jetë ethet (e përjetuar nga të gjithë pacientët), por ata të infektuar me virus raportuan gjithashtu lodhje (54 përqind e pacientëve), humbje oreksi (50 përqind), dhimbje muskulore (46 për qind), kollë (50 për qind), nauze (38 për qind), dhimbje koke dhe të vjella (35 për qind) pas kontraktimit të virusit.

Disa gjithashtu zhvilluan anomali të qelizave të gjakut dhe shenja të dëmtimit të mëlçisë dhe veshkave, por asnjë nga pacientët e infektuar nuk vdiq.

Si transmetohet virusi Langya?

Virusi Langya është një infeksion zoonotik – që do të thotë se virusi përhapet nga kafshët te njerëzit. Por duke qenë se asnjë nga pacientët në Kinë nuk kishte kontakte të ngushta me njëri-tjetrin, ekspertët besojnë se transmetimi i virusit nga kafsha te njeriu është ende sporadik.

Studiuesit janë ende duke u përpjekur për të gjetur saktësisht se cilat kafshë ishin të përfshira në transmetimin e virusit, por ata dyshojnë se mund të jenë të përfshirë brejtësit.

Si trajtohet virusi Langya?

Aktualisht nuk ka vaksina për njerëzit për henipaviruset, megjithëse ekziston një kundër virusit Hendra për kuajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco