Dy të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, 1 mijë e 562 raste të reja

Dy të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, 1 mijë e 562 raste të reja

12:43, 03/08/2022

Sot në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 1.526 raste të reja dhe mbi një mijë të shëruar.

Në anën tjetër Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar që të barten maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinoheni.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco