92 persona me COVID-19 të shtrirë nëpër spitale

92 persona me COVID-19 të shtrirë nëpër spitale

17:50, 27/07/2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin kundër koronavirusit, pas 1,853 rasteve të reja pozitive në vend.

Nga kjo ministri njoftojnë se në të gjitha spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 92 pacientë, ku në mesin e tyre ka edhe të pavaksinuar.

“Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve, ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj”, thuhet në postim.

“Vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco