Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur 582 raste të reja.
Krahasuar me ditët e kaluara, kjo shifër mund të konsiderohet e ulët, por jo kur krahasohet me numrin e personave që janë testuar, gjithsej 1233. Sipas kësaj, pozitiviteti i rasteve del të jetë 47,20 përqind.
Në 24 orët e fundit ka pasur një rast të vdekjes me COVID-19, ndërsa janë shëruar 635 persona dhe kështu numri i rasteve pozitive është 9,240.
Në anën tjetër, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19, institucionet e Kosovës s’kanë ndërmarrë asnjë veprim krahas kësaj.
© SYRI.net