95 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

95 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

12:16, 25/07/2022

Me rritjen e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, është rritur edhe numri i të hospitalizuarve nga ky virus.

Në të dhënat e fundit nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është bërë e ditur se tani për tani janë 95 pacientë me koronavirus të cilët po trajtohen në klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

Të dhënat e përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 2 pacientë në Mjekim Intensiv

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,17 pacientë

Spitali i Pejës,11 pacientë

Spitali i Gjilanit,13 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco