Hapet edhe një qendër testimi për COVID në Prishtinë

Hapet edhe një qendër testimi për COVID në Prishtinë

11:47, 25/07/2022

Në kryeqytet është hapur edhe një qendër për testime për COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku ka njoftuar se qendra për testim është hapur në Qendrën Katër të Mjekësisë Familajre në Xhemail Ibish.

“Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19. Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim, nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish” ka bërë me dije Sadiku.

Orari i punës në këtë qendër testimi do të jetë nga e hëna në të premte, prje orës 8 deri në ora 15.

Një tjetër qendër testuese në Prishtinë është edhe ajo në Qendrën e Studentëve, e cila funksionon nga e hëna në të diel, me oraro 08:00-16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco