Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitale

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitale

11:06, 24/07/2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka shënuar rritje numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në të dhënat e fundit, të hospitalizuar janë 107 pacientë të cilët po trajtohen nga ky virus.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 28 pacientë + 2 pacientë në Repartin Intensiv

-Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

-Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

– Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

-Spitali i Gjakovës,18 pacientë

-Spitali i Pejës, 11 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.

Ndryshe gjatë javëve të fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e madhe e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco