Bilanci i COVID: 1,336 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID: 1,336 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

18:57, 21/07/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1336 raste të reja me koronavirus nga 2749 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 29 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1029 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 9826 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 517 në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnje, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan. 

Statistika (21 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         1336
Të shëruar në 24 orë      1029
Të shtruar në spitale          29
Humbje jete në 24 orë         0
Testime ditore                  2749
Testime totale               1,894,914
Raste pozitive                  301,394
Raste të shëruara              288,047
Raste Aktive                        9,826
Humbje jete                         3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          5,733
Durrës   751
Fier   729
Vlorë       466
Berat   408
Shkodër   391
Elbasan   388
Lezhë     293
Korçë       250
Gjirokastër   210
Dibër         135
Kukës         72

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco