Shqipëri, Bilanci i COVID/ Shifra të larta infektimesh, 1,215  raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Shqipëri, Bilanci i COVID/ Shifra të larta infektimesh, 1,215 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

18:03, 12/07/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,215 raste të reja me koronavirus nga 2623 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 27 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 646 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 6226 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja me koronavirus u regjistruan në këto bashki; 617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Statistika (12 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore          1215
Të shëruar në 24 orë        646
Të shtruar në spitale          27
Humbje jete në 24 orë         2
Testime ditore                  2623
Testime totale               1,869,375
Raste pozitive                  289,391
Raste të shëruara              279,649
Raste Aktive                        6,226
Humbje jete                         3,516

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          3,959
Durrës   468
Fier   418
Vlorë    365
Berat    185
Shkodër   190
Elbasan   179
Gjirokastër   143
Lezhë   132
Korçë     91
Dibër     65
Kukës     31

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco