IKSHPK: Mbani maska në ambiente të mbyllura

IKSHPK: Mbani maska në ambiente të mbyllura

11:19, 01/07/2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura.

E kjo thirrje vjen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni.IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e tyre.

IKShKP gjithashtu u bën thirrje qytetarëve edhe që të vaksinohen.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”.

“MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco