Zbardhen hetimet për koronavirusin: Erdhi nga alienët

Zbardhen hetimet për koronavirusin: Erdhi nga alienët

10:35, 01/07/2022

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit në vend nisi pasi qytetarët prekën “sende aliene” që ranë pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Për këtë arsye, qytetarëve iu kërkua që të jenë vigjilentë dhe të mos iu afrohen sendeve që lëshohen përmes kufirit nga jugu.

Për vite të tëra, aktivistët nga Koreja e Jugut kanë lëshuar balona përmes kufirit me të cilat dërgojnë broshura dhe ndihma mjekësore. Fqinjët jugorë e mohojnë diçka të tillë që koronavirusi është shpërndarë në këtë mënyrë.

Sipas agjencisë së lajmeve, nga një hetim u arrit në konkluzionin se dy persona që u infektuan me koronavirus në muajin prill kishin prekur material të paidentifikuara pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Që nga ajo ditë, raporton media koreano-veriore, virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco