Katër raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Katër raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

15:01, 27/05/2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 123.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit vaksinën anti-COVID e kanë marrë 71 persona.

Të vaksinuar me të dy dozat deri tani në Kosovë janë 822.985 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë 102.687.

Numri i dozave të administruara të vaksinës kundër koronavirusit deri më tani është 1.828.862.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco