Koreja e Veriut ka konfirmuar zyrtarisht rastin e parë me Covid-19

Koreja e Veriut ka konfirmuar zyrtarisht rastin e parë me Covid-19

18:14, 12/05/2022

Koreja e Veriut konfirmoi zyrtarisht rastin e parë të Covid-19 në atë vend të enjten dhe mediat shtetërore raportojnë se një nënvariant më ngjitës i virusit omicron i njohur si BA.2 është zbuluar në Phenian.

“Situata më e madhe emergjente në vend ndodhi për shkak të një çarjeje në frontin tonë të karantinës, të cilin e kemi mbrojtur me sukses gjatë dy viteve e tre muajve të fundit që nga shkurti 2020”, raportojnë mediat shtetërore.

Në raport thuhet se njerëzit në Phenian u infektuan me variantin omicron, pa dhënë detaje për numrin e rasteve apo burimet e mundshme të infeksionit.

Në të njëjtën kohë me publikimin e raportit, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kryesoi një takim të Partisë Laburiste në pushtet për të diskutuar përgjigjet ndaj shpërthimit të parë të epidemisë së koronavirusit në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco