Miliona doza të vaksinës kundër Covid-19 do të skadojnë së shpejti në Gjermani

Miliona doza të vaksinës kundër Covid-19 do të skadojnë së shpejti në Gjermani

22:28, 10/04/2022

Miliona doza të vaksinave kundër Covid-19 në Gjermani janë gati të skadojnë, njoftuan agjencitë.

Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA) njoftoi se data e skadencës për më shumë se dhjetë milionë doza të vaksinave të koronavirusit do të skadojë deri në fund të qershorit.

Deri në fund të tremujorit të tretë, ky numër do të arrijë në 50 milionë.

Gjermania ka porositur 677 milionë doza vaksinash për periudhën 2021-2023, duke përfshirë më shumë se 375 milionë vaksina BioNTech/Pfizer.

Për gazetën “Welt am Sonntag”, Ministria gjermane e Shëndetësisë deklaroi se deri më 4 prill të këtij viti, 77 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 ndodhen në magazinat e qeverisë federale.

Në fushatën e vaksinimit që filloi më 27 dhjetor 2020 në Gjermani, dozën e parë e morën 63.7 milionë persona, dozën e dytë 63.3 milionë persona dhe të tretën 49 milionë persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco