Kjo është gjendja e pacientëve nga Covid-19 në QKUK dhe spitale

Kjo është gjendja e pacientëve nga Covid-19 në QKUK dhe spitale

13:54, 31/03/2022

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 13 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 7 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 6 të negativizuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 4 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

13 pacientë janë në trajtim nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Prej tyre, 7 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 6 të negativizuar, post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 4 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco