Ministri danez i Shëndetësisë: Nënvarianti i Omicronit mund të jetë më ngjitës, por jo më i rëndë

Ministri danez i Shëndetësisë: Nënvarianti i Omicronit mund të jetë më ngjitës, por jo më i rëndë

12:05, 27/01/2022

 

Nënvarianti BA.2 i variantit të koronavirusit Omicron, i cili është dominues në Danimarkë, duket më ngjitës se nën-linja më e zakonshme BA.1, tha të mërkurën në një fjalim kombëtar ministri danez i Shëndetësisë Magnus Heunicke.

“Nuk ka asnjë provë që varianti BA.2 shkakton më shumë sëmundje, por duhet të jetë më ngjitës”, tha Heunicke në një konferencë shtypi.

Linja BA.1 aktualisht përbën 98% të të gjitha rasteve globalisht, por në Danimarkë është shtyrë mënjanë nga BA.2, e cila u bë lloji dominues në javën e dytë të janarit.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar BA.2 një variant nën hetim, duke thënë se mund të ketë një avantazh në rritje.

Llogaritjet paraprake sugjerojnë se BA.2 mund të jetë 1.5 herë më infektues se BA.1, tha në një shënim të mërkurën autoriteti më i lartë i sëmundjeve infektive në Danimarkë, Statens Serum Institut (SSI).

Megjithatë, një analizë fillestare nga instituti nuk tregoi asnjë ndryshim në rrezikun e shtrimit në spital për BA.2 krahasuar me BA.1.

“Ka disa indikacione se është më ngjitëse, veçanërisht për të pavaksinuarit, por që mund të infektojë edhe njerëzit që janë vaksinuar”, tha në konferencë drejtori teknik i SSI-së, Tyra Grove Krause.

Rastet BA.2 janë regjistruar gjithashtu në Britani, Suedi dhe Norvegji, por në një masë shumë më të vogël se në Danimarkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco