Rikthehen rastet me grip në Evropë, virusi do të zgjasë deri në verë

Rikthehen rastet me grip në Evropë, virusi do të zgjasë deri në verë

18:17, 17/01/2022

Gripi është rikthyer në Europë me një normë më të shpejtë se sa pritej këtë dimër, pasi thuasje u zhduk në vitin e kaluar, duke ngritur shqetësimet mbi një pandemi të dyfishtë dhe të tejzgjatur me Covid-19, gjatë një periudhe të dyshimeve mbi efektshmërinë e vaksinave të gripit.

Masat e karantinës, vendosja e maskave dhe distancimi social u kthyen në normalitet në Europë, duke bërë që pandemia e Covid-19 zhdukë përkohësisht gripin, një virus që shkakton 650,000 vdekje në vit në botë.

Megjithatë, kjo ka ndryshuar ndërkohë që vendet kanë përshtatur masa më pak strikte për të luftuar Covid-19, për shkak të vaksinimeve në masë.

Që prej mesit të dhjetorit, viruset e gripit kanë qarkulluar në Europë në një normë më të lartë se ç’pritek, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Europë.

Në dhjetor, numri i rasteve me grip në njësitë intensive në Europë, u rrit në mënyrë të qëndrueshme në një majë prej 43 në javën e fundit të vitit, sipas agjencisë dhe të dhënave të OBSH.

Kjo shifër është shumë poshtë niveleve të para pandemisë, kur rastet në njësi intensive me grip arrinin majën në mbi 400. Por shënon një rritje të madhe nga viti i kaluar, kur kishte vetëm 1 rast me grip në njësi intensive në Europë për të gjithë dhjetorin.

Rikthimi i virusit mund të nisë një sezon jashtëzakonisht të gjatë të gripit, që mund të zgjatet deri në verë, sipas ekspertit kryesor të ECDC, Pasi Penttinnen.

“Nëse do heqim të gjithë masat, shqetësimi më i madh që kam për gripin është se për shkak se kemi patur një periduhë të gjatë të mos-qarkullimit tek popullsia europiane, mbasë tejkalon strukturat e zakonshme stinore”- tha ai.

Ai shtoi se heqja e masave të kufizimeve në Pranverë, do të zgjasë qarkullimin e gripit përtej fundit normal në muajin Maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco